Aktualitet

Lajme jo të mira për pushuesit, sot do të ketë sërish reshje shiu, moti përmirësohet në mbrëmje

9 Gusht 2020, 05:57 Nga DOSJA
Lajme jo të mira për pushuesit, sot do të ketë sërish

SHQIPËRI- Gjatë ditës së sotme do të ketë sërish reshje shiu. Meteoalb parashikon se sot do të ketë reshje shiu në veri dhe verilindje të vendit. Ndërkohë gjatë mbrëmjes do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë. Temperaturat maksimale sot do të shkojnë deri në 37 gradë.

Parashikimi: 

Moti në pjesën e parë të ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat bëhen më të dukshme duke pësuar zhvillim dhe sjellë rrebeshe në zona të izoluara veri-verilindje të vendit. Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Rajoni dhe Europa: Stuhi te forta ere dhe shira me intensitet mesatar mbizoterojnë Vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinetit të Europës vijon në kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominant.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 9 gusht 2020 moti 9 gusht 2020

Sondazh

Poll