Aktualitet

Ekzekutohet i riu me dy mbiemra në Vaun e Dejës/ Viktima me precedentë penalë u vra për larje hesapesh, atentatorët djegin

9 Gusht 2020, 06:36 Nga DOSJA
Ekzekutohet i riu me dy mbiemra në Vaun e Dejës/ Viktima me

VAU I DEJËS- Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është gjetur i pajetë nga banorët në një rrugë të fshatit Shkjezë 27-vjeçari, Gjin Ndoji (Boriçi). Ky i fundit është vrarë me kallashnikov, pasi autori e ka qëlluar me një plumb në kokë. Mësohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur 3 metra larg automjetit tip BMW luksoz, me të cilin po udhëtonte. Këtë mjet, i riu me dy identitete e kishte marrë me qera pak ditë më parë.

Dyshohet se 27-vjeçari nga qyteti i Shkodrës mund të jetë ekzekutuar për gjakmarrje ose larje hesapesh. Grupi hetimor e përjashton gjakmarrjen si pistë, për shkak të dinamikës së atentatit.  Policia është fokusuar më shumë tek pista e dytë, pasi 27-vjeçari është person me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe trafiqeve të paligjshme.

Po kështu, në vendngjarje policia gjeti 4 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori. Policia ka analizuar makinën si provë për ngjarjen dhe mësohet se targat janë të vjedhura nga një mjet tjetër në Durrës. 

Sakaq, në këtë zonë nuk ka kamera sigurie dhe kjo e bën edhe më të vështirë punën për identifikimin e autorit. Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen. Policia ndodhet në fshatin Shkjezë dhe ka nisur hetimet.

J.V. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll