Aktualitet

Shkrumbimi i “Audi-t” në Fier/ Policia: Dyshohet se ndodhi për shkak të një defekti teknik, janë djegur pjesërisht edh

9 Gusht 2020, 05:38 Nga DOSJA
Shkrumbimi i “Audi-t” në Fier/ Policia: Dyshohet se ndodhi

FIER- Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me djegien e mjetit tip “Audi” në lagjen Apolloni. Uniformat blu bëjnë me dije se makina që është në pronësi të personit me iniciale R.M, e cila mori flakë në ecje. Menjëherë shoferi ndaloi makinën dhe u largua.  Pranë saj ndodheshin 2 makina të tjera, të cilat janë djegur pjesërisht. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë difekt në mjetin tip “Audi”.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier. Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qën të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Makina u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Mjeti tip “Audi” u shkrumbua plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, që shuan flakët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet audi ne fier digjet audi ne fier

Sondazh

Poll