Bota

Plagosen 238 persona nga demonstratat në Bejrut, protestuesit apel ushtrisë: Hiqni uniformat dhe vishini përsëri me nder

8 Gusht 2020, 19:41 Nga DOSJA
Plagosen 238 persona nga demonstratat në Bejrut, protestuesit apel

LIBAN– Protestat e dhunshme në kryeqytetin libanez kanë shkaktuar shumë dëme dhe të lënduar. Ndërkohë mësohet nga mediat vendase se deri më tani janë raportuar të paktën  238 persona të plagosur, ku 63 prej tyre janë  transportuar për kurim në spitalet më të afërta ndërsa  175 të tjerë  janë janë trajtuar në vendin e protestave pasi kanë pasur lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë protestuesit kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie që po i udhëheq sepse e akuzojnë për korrupsion, e në thirrjet e tyre gjatë protestave ata kanë sulmuar edhe policinë duke lënë të vdekur një oficer.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, protestuesit i kanë bërë thirrje ushtrisë që të heqin uniformat dhe ti veshini përsëri me nder.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 157 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur  se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nisin protestat ne liban shperthimi ne liban nisin protestat ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll