Bota

Infeksionisti paralajmëron: Java tjetër sjell shtim të rasteve me Covid-19, shkak festa e Bajramit

8 Gusht 2020, 18:35 Nga DOSJA
Infeksionisti paralajmëron: Java tjetër sjell shtim të rasteve me

KOSOVË– Mjeku infeksionist në Kosovë Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se java që vjen mund të sjellë një rritje shumë më të madhe të personave të infektuar me Covid-19. Në një intervistë për “Bon bon”, Dreshaj tha shkak për këtë rritje të numrit të rasteve me Covid-19, është bërë festa e Bajramit.

Sipas infeksionistit, për shkak të festës, qytetarët kanë lëvizur shumë, duke bërë edhe vizita në shtëpitë e miqve të tyre. Si pasojë e kontakteve rastet do të rriten.

Këta shifra dhe këto numra….duhet të shërbejnë si një alarm për popullatën dhe duhet të ndërgjegjësohen. Ne duhet të jemi të përgatitur, por realisht…duhet të kuptojmë që nëse nuk respektojmë masat, pacientët do të shtohen. Mos të harrojmë që vetëm para 10 ditëve kemi pasur festën e Bajramit dhe për shkak të lëvizjeve të shumta, do të paraqiten raste të reja. Kapacitetet e spitaleve janë në përfundim,”– tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 190 të tjerë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19. Prej tyre, 315 pacientë kanë vdekur dhe 5,677 janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove shemsedin dreshaj kosove shemsedin dreshaj

Sondazh

Poll