Bota

Pandemia Covid-19/ Qeveria italiane miraton dekretin, 25 miliardë euro për të mbështetur ekonominë

8 Gusht 2020, 18:42 Nga DOSJA
Pandemia Covid-19/ Qeveria italiane miraton dekretin, 25 miliardë euro

ITALI-Italia është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ndërsa njihet ndryshe edhe si epiqendra e pandmisë në Europë. Situata e COVID-19 duket më e qetë, por sërish rastet e reja dhe numri i viktimave është shqetësues.

Ndërkohë qeveria italiane ka miratuar një dekret që përmban një sërë masash, në vlerë 25 miliardë euro, për të mbështetur ekonominë italiane, e prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Me këtë dekret të ri, ne mbrojmë punët, mbështesim punëtorët, zvogëlojmë afatet e taksave, ndihmojmë rajonet, komunitete lokale dhe Jugun. Ne vazhdojmë të mbështesim qytetarët, bizneset dhe punëtorët.”-u shpreh kryeministri Conte, gjatë një konference për shtyp, pas Këshillit të Ministrave.

Italia sikurse edhe vendet e tjera duhet të përCballet me rishfaqjen e koronavirusit, Conte njoftoi zgjatjen deri më 7 shtator të masave minimale paraprake kundër Covid-19: maska të detyrueshme, distancim 1 metër, ndalimi i turmave, larje e shpeshtë e duarve.

Burimi: Repubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll