Bota

Protestat masive kundër qeverisë në Bejrut/ Demonstruesit djegin Ministrinë e Jashtme, vdes një polic dhe plagosen 100 qyte

8 Gusht 2020, 18:04 Nga DOSJA
Protestat masive kundër qeverisë në Bejrut/ Demonstruesit djegin

LIBAN– Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin libanez që ka lënë më shumë se 157 të vdekur dhe 6 mijë banorë të plagosur ka shokuar botën, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vërtetë i kësaj tragjedie.

Ndërkohë në mediat e huaja  po qarkullojnë video dhe foto nga protestat e dhunshme në kryeqytetin libanez kundër qeverisë.

Mësohet se protestuesit në Bejrut kanë hyrë në Ministrinë e Jashtme. Deri më tani janë numëruar më shumë se 100 të plagosur dhe është vrarë 1 oficer policie.

Ndërsa mijëra njerëz të tjerë janë në rrugë në një protestë të organizuar, por ka pasur dhunë teksa policia ka reaguar me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve të cilët kanë hedhur gurë.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 157 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur  se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll