Bota

Trazirat pas shpërthimit tragjik/ Protestat e dhunshme në Bejrut udhëhiqen nga ish-oficerë të ushtrisë libaneze

8 Gusht 2020, 19:22 Nga DOSJA
Trazirat pas shpërthimit tragjik/ Protestat e dhunshme në Bejrut

LIBAN– Një grup protestuesish të udhëhequr nga ish-oficerë të ushtrisë libaneze kanë sulmuar ditën e sotme Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Energjitikës dhe Shoqatat e Bankave në Bejrut.

Këto reagime të ashpra të qytetrëve libanez vjen në një kohë kur shpërthimi tragjik i së martës vrau 157 njerëz dhe tashmë populli është ngritur kundër udhëqësve.

“Ne po marrim përsipër ministrinë e jashtme si një vend të revolucionit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të mërzitur në Liban që të dalin në rrugë për të kërkuar ndjekjen e të gjithë të korruptuarve.”- u shpreh Sami Rammah, një ish-oficer nqë foli përmes një altoparlanti para ndërtesës së ministrisë.

Rammah, i cili theksoi se protesta nuk ishte “kundër një personi specifik, por kundër një sistemi që shkatërroi vendin”.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë arabë dhe kombeve të tjera aleate dhe Lidhjes Arabe dhe Kombeve të Bashkuara që ta konsiderojnë revolucionin tonë si përfaqësuesin e vërtetë të popullit libanez.”– përfundoi ai.

Burimi: France24

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nisin protestat ne liban shperthimi ne liban nisin protestat ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll