Bota

Shpërthimi tragjik shkakton protesta të dhunshme kundër qeverisë së Libanit/ Mijëra qytetarë djegin Ministrinë e Jashtme

8 Gusht 2020, 15:57 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik shkakton protesta të dhunshme kundër

LIBAN– Bejruti është troditur fuqishëm  të martën e 4 gushtit pas shpërthimit tragjik të depove në portin e kryeqytetit.

Por në një kohë që kanë kaluar 4 ditë dhe vendi po vuan edhe për pasojat e shpërthimit të fuqishëm, mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar largimin e qeverisë aktuale. Mediat e huaja kanë shkruar se mijëra protestues janë mbledhur në “Sheshin e Martirëve” ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë duke e cilësuar përgjegjëse për atë që ndodhi në vend.

Por Presidenti i Libanitm Michel Aoun ka thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga meglizhenca, ose nga një sulm i jashtëm me bombë. “Është e mundur që shpërthimi të jetë shkaktuar nga neglizhenca, ose nga një sulm i jashtëm me raketë ose bombë”, u shpreh ai.

Protestuesit shprehen se qeveria e dinte që në port ndodheshin sasi të mëdha të nitratit të amonit duke mos bërë asgjë për largimin e këtij rreziku.

Libanezët kanë kërkuar që më mirë të qeverisen nga shtete të huaja sesa nga vetë lider të atdheut të tyre, për shkak se ata mendojnë që qeveria aktuale nuk po e mbron vendin dhe qytetarët. Ndërkohë policia ndërhyri për të shpërndarë turmën e protestueve duke hedhur ndaj tyre edhe gazlotsjellës. Por disa prej protestuesve i janë përgjigjur policisë me bomba molotov duke i vënë zjarrin gjithashtu edhe disa makinave.

Më tej mediat e huaja raportojnë se qindra protestues janë dërguar në spitale dhe një oficer policie ka gjetur vdekjen si shkak i lëndimve, në Sheshin e Dëshmorit. Ky lajm është bërë me dije nga Kryqi i Kuq i Libanit.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 157 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur  se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne bejrut shperthimi ne liban protestat ne bejrut shperthimi ne liban

Sondazh

Poll