Bota

Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, Ministria e Brendshme sqaron qytetarët: Ishte patrullim i përbashkët me KFOR-in

8 Gusht 2020, 18:54 Nga DOSJA
Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, Ministria e Brendshme

KOSOVË-Ministria e Brendshme e Kosovës ka reaguar në lidhje me futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme. Në njoftim sqarohet, se Komandati i KFOR, Michele Risi, i ka sqaruar ministrit të Brendshëm të Kosovës Agim Veliu gjatë një takimi, se bëhej fjalë për një patrullim të përbashkët rutinor me forcat serbe.

Gjatë takimit u theksua, se patrullime të tilla zhvillohen si me forcat serbe dhe ato kosovare, në mënyrë që të shmangen incidente. Ministria njofton, se Veliu i ka kërkuar komandantit të KFOR, që të fillojnë patrullimet e përbashkëta me forcat e Kosovës, edhe në këtë pjesë të territorit.

Postimi i plotë i MPB-së:

Pas shqetësimeve të ngritura në media nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, në lidhje me hyrjen e forcave të Xhandarmerisë Serbe në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë-Komuna e Kamenicës, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, zhvilloj një takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, duke diskutuar edhe çështjen në fjalë.

Komandanti i KFOR-it e vlerësoi lartë takimin, duke u shprehur se takimet e tilla janë mjaft të qëlluar dhe të mirëseardhura. Ministrit Veliu, ju bë e ditur se KFOR ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë.

Në ketë takim gjithashtu u tha se, që nga viti 2008, KFOR zhvillon patrullime të përbashkëta dhe të sinkronizuara me Ushtrinë dhe Xhandarmërinë Serbe, përgjatë vijës kufitare. Në ketë rast, pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i KFOR-it dhe i Forcave te Armatosura të Republikës së Serbisë. Aktivitetet të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave.

Ministri Veliu mirëpriti faktin se në të kaluarën ishin organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në ketë pjesë të Kosovës.

Nga ana e tij, Gjenerali Ris e mirëpriti iniciativën, duke theksuar se janë të gatshëm t’i asistojnë Policisë së Kosovës dhe të rifillojnë aktivitetet e tilla. Në fund të takimit u dakorduan që KFOR dhe Policia e Kosovës, të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

Mbrëmjen e djeshme, forcat e xhandarmërisë serbe u futën në Kamenicë. Prania e tyre alarmoi banorët e zonës. Kryeministri Avdullah Hoti, njoftoi, se për rastin ka nisur një hetim. Ndërkohë KFOR nëpërmjet një reagimi, sqaroi, se ishte një patrullim i përbashkët me forcat serbe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ministria e brendshme e kosoves xhandarmeria serbe futet ne kosove ministria e brendshme e kosoves xhandarmeria serbe futet ne kosove

Sondazh

Poll