Bota

Sot festojnë kafshët ‘tekanjoze’, rrjeti mbushet me foto në Ditën Ndërkombëtare të maceve

8 Gusht 2020, 17:59 Nga DOSJA
Sot festojnë kafshët ‘tekanjoze’, rrjeti mbushet me foto

TIRANË–  Tetë gushti për shumë njerëz mund të jetë një ditë e zakoshme, por jo për “Mjau, Mjau”. Sot është dita ndërkombëtare e maces, dhe sigurisht që të gjithë kafshëdashësit po festojnë ditën e sotme me macet e tyre.

Të gjithë e dimë se macja është një ndër kafshët më tekanjoze, por dashuria që ata kanë për njerëzit, për pronarët e tyre është e veçantë. Raporti që njerëzit arrijnë të krijojnë me macet është fantastik, i adhurueshëm , por nga ana tjetër ka edhe shumë të tjerë që nuk i duan macet ose kafshët në përgjithësi.

Kjo datë është vendosur zyrtarisht në vitin 2002 nga fondi ndërkombëtar i mirëqenies së kafshëve me qëllim që krijesa me pellush që adhurohet nga shumëkush, të kishte një ditë të sajën.

Të gjithë ata persona që kanë mace në shtëpi ditën e sotme kanë festuar këtë ditë të veçantë. Twitteri është i tejmbushur me foto dhe video të ndryshme të maceve.

Burimi: Metro

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll