Bota

VIDEO/ ‘Plas’ dhe në Izrael, qytetarët kërkojnë largimin e Netanyahut nga detyra, protestat në Bejrut nxirin kryengritj

8 Gusht 2020, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Plas’ dhe në Izrael, qytetarët kërkojnë

IZRAEL– Mijëra izraelitë janë mbledhur para godinës së kryeministrisë dhe kërkojnë largmimin nga detyra të kreut të qeverisë, Benjamin Netanyahu. Mediat vendase shkruajnë se izraelitët janë nxitur nga shpërthimi dhe protestat në Bejrut, ku banorët janë ngritur në këmbë oër rrëzimin e qeverisë.

Siç shihet edhe në pamje që po transmetohen LIVE, me flamuj në duar, të gjithë qytetarët kërkojnë rrëzimin e sistemit. Ata e akuzojnë Netanyahun për korrupsion. Këto protesta kanë disa javë që vazhdojnë, ndërkohë sot numri i njerëzve që kanë dalë në shesh ka arritur kulmin.

Ndërsa në Bejrut gjithashtu është ndezur vendi. Protestuesit kanë djegur godinën e Ministrisë së Jashtme. Protestat në Liban nisën pas shpërthimit të fuqishëm që la pas 157 vitkima dhe mbi 6000 të plagosur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne izrael protesta ne izrael

Sondazh

Poll