Bota

Xhandarët serbë u futën në Kosovë, KFOR: Ishin me ne, bëmë patrullim të sinkronizuar

8 Gusht 2020, 17:28 Nga DOSJA
Xhandarët serbë u futën në Kosovë, KFOR: Ishin me ne,

KOSOVË– KFOR-i ka reaguar në lidhje me forcat e xhandarmërisë serbe që u futën një ditë më parë në territorin e Kosovës. Përmes një komunikate për mediat, KFOR sqaron se  dje rreth orës 17:20 ka kryer një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe në afërsi të fshatit Hodonovc në Komunën e Kamenicës. Sipas tyre Forcat e Armatosura të Serbisë nuk i ndahen anëtarëve të KFOR-it gjatë patrullimit, dhe një ditë më parë, ka ndodhur e njëjta gjë.

Sipas KFOR-it që nga viti 2008 patrullimet e përbashkëta të tyre dhe Forcave të Armatosura të Serbisë kryhen përgjatë vijës administrative për të ofruar siguri.

Më 07 gusht 2020, rreth orës 17:20, elementët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje zhvilluan një Patrullë të Sinkronizuar me homologët e Forcave të Armatosura Serbe në Linjën Kufitare Administrative në afërsi të fshatit Hodonovc, në komunën e Kamenicës.Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative. KFOR-i bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vija Kufitare Administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe lëvizin përgjatë Vijës Kufitare Administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë,”- thuhet në komunikatë.

Mbrëmjen e djeshme, forcat e xhandarmërisë serbe u futën në Kamenicë. Prania e tyre alarmoi banorët e zonës. Kryeministri Avdullah Hoti, njoftoi, se për rastin ka nisur një hetim. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni xhandamëria serbe në kosovë xhandamëria serbe në kosovë

Sondazh

Poll