Bota

Xhandarmëria serbe u fut në Kosovë, Hoti: Nuk do t’i lëmë qytetarët pa mbrojtje

8 Gusht 2020, 09:25 Nga DOSJA
Xhandarmëria serbe u fut në Kosovë, Hoti: Nuk do t’i

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas hyrjes së xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës ditën e djeshme. Në një postim në ‘Facebook’ ai është shprehur se qytetarët e Kosovës do të mbrohen nga institucionet. Ndër të tjera ai thotë se tashmë janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar ai.

Reagimi vjen një ditë pasi disa ushtarë serbë u futën në brendësi të Kosovës. Këtë ngjarje e ka pikasur nga kamerat e sigurisë, pronari i një restoranti me emrin “Oxygen”, që ndodhet në Komunën e Kamenicës. Adhurim Krasniqi, ka publikuar edhe videon në faqen e tij në Facebook, ku shihet se si serbët futen brena territorit të Kosovës. Krah videos, Krasniqi i bën thirrje shtetit që të marrë masa, dhe kërcënon se herën e dytë që mund të ndodhë kjo gjë, ai nuk do ta lejojë dhe do t’i përgjigjet një provokimi të tillë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti xhandarmeria serbe futet ne kosove avdullah hoti xhandarmeria serbe futet ne kosove

Sondazh

Poll