Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban

8 Gusht 2020, 07:58 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, OKB paralajmëron krizë

LIBAN- Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, së fundmi kanë paralajmëruar për krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues që ndodhi pasidten e 4 gushtit në Bejrut. Libani, tashmë po vuan nga një krizë e thellë ekonomike pas shpërthimit ku mori jetën e 157 personave,  plagosi mbi 5,000 tjerë si dhe la të pastrehë 300,000 njerëz.

Programi Botëror për Ushqim ka njoftuar se dëmi i shkaktuar në portin e Bejrutit do të pengojë dërgesat ushqimore dhe do të ndikojë në rritje të çmimeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se sistemi shëndetësor është i dëmtuar rëndë, dhe se shumë spitale nuk funksionojnë më.

Ndërkohë, presidenti libanez, Michel Aoun, ka kundërshtuar thirrjet për hetime ndërkombëtare për shpërthimin, duke thënë se autoritetet lokale do të vlerësojnë nëse ky incident është nxitur nga ndonjë “ndërhyrje e jashtme” si bomba apo raketa.

Ndërsa lideri i lëvizjes militante, Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka mohuar pretendimet se ka ruajtur armë apo municion në port.

Burimi: fr24news.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota okb shpethimi i fuqishem ne bejrut okb shpethimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...