Bota

U largua nga vendi pasi u akuzua për korrupsion, zbulohet hoteli luksoz ku po qëndron ish-mbreti i Spanjës

8 Gusht 2020, 08:41 Nga DOSJA
U largua nga vendi pasi u akuzua për korrupsion, zbulohet hoteli luksoz ku

SPANJË- Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili la vendin e tij pasi u akuzua për korrupsion ndodhet në Abu Dabi. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se 82 vjeçari po qëndron në një nga hotelet më të shtrejnta në botë ‘Emirates Palaces’.

Bëhet e ditur se sapo Carlos, ka mbërritur Al Bateen në Abu Dabi, i cili përdoret vetëm për fluturime private, ish-mbreti dhe njerëzit që e shoqëronin u transferuan me helikopter në hotel, ku që prej asaj dite nuk ka dalë më për shkak të temperaturave të larta.

Mediat shkruajnë gjithashtu pritet që ai të shkojë në Republikën Dominikane pasi është ftuar në në Casa de Campo kompleks i manjatit të sheqerit Pepe Fanjul. Kujtojmë se pas kohë më parë se 82-vjeçari ishte drejtuar për në Republikën Domenikane ose në Portugali.

Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i dyshuar për korrupsion, u largua nga vendi më 3 gusht të këtij viti. Ai është nën hetim për korrupsion, pasi një gazetë raportoi se kishte përfituar një shumë prej disa miliona eurosh nga Arabia Saudite.

82-vjeçari hoqi dorë nga froni në vitin 2014 pas një sërë skandalesh. Djali i tij, Mbreti Filipe VI ka qenë së fundmi nën presion për të adresuar akuzat e korrupsionit që rëndonin mbi ish-Mbretin.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ish mbreti i spanjes juan carlos ish mbreti i spanjes juan carlos

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...