Bota

Solidarizohet Papa Françesku, dhuron 250,000 euro për Kishën libaneze

8 Gusht 2020, 07:50 Nga DOSJA
Solidarizohet Papa Françesku, dhuron 250,000 euro për Kishën

ITALI- Papa Françesku ka dhuruar 250,000 euro për Kishën libaneze. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se ky vendim është marrë pas shpërthimit katastrofik që ndodhi në Bejrut pasditen e 4 gushtit. Lajmin e  ka bërë të ditur ditën e djeshme, dikasteri për promovimin e zhvillimit integral.

“Kjo është shenjë e afërsisë ndaj personave që janë në vështirësi”,- tha ai në një deklaratë për mediat.

Po ashtu Papa të mërkurën në Romë u lut për  Libanin duke kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të kapërcejë krizën e shkaktuar nga shpërthimi i tmerrshëm.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për157 viktima  dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku shperthimi i fuqishem ne bejrut papa françesku shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...