Bota

Konferenca e donatorëve për Bejrutin, merr pjesë edhe Donald Trump, presidenti: Të gjithë duan të ndihmojnë

8 Gusht 2020, 08:27 Nga DOSJA
Konferenca e donatorëve për Bejrutin, merr pjesë edhe Donald

 SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë pjesë në një konferencë telefonike më 9 gusht, së bashku me liderët e Francës, Libanit dhe shteteve të tjera,  ku do të diskutohet për shpërthimin e fuqishëm në Bejrut. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ata  do të mbildhen me qëllim  që të ndihmojnë Libanin. Lajmin e ka bërë vet presidenti Donald Trump në një postim në rrjtetet sociale.

 “Të gjithë duan të ndihmojnë”.– tha ai.

Ndëekohë sipas nje deklarate që ka bërë Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti amerikan  ka folur me presidentin e Libanit, Michel Aoun dhe i ka thënë se tre avionë me furnizime shëndetësore, ushqimore dhe ujë janë nisur në Liban, së bashku me doktorë, infermierë dhe ekipe të tjera të shpëtimit.

Trump gjithashtu ka biseduar dhe me me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili po organizon këtë konferencë telefonike. Trump dhe Macron kanë shprehur “pikëllimin e tyre mbi humbjen e jetëve dhe shkatërrimin në Bejrut”.

Burimi:barrons.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shperthimi i fuqishem ne bejrut donald trump shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...