Bota

Vendosën flamujt e LGBT në statujën e Jezu Krishtit dhe astronomit Koperniku, arrestohen 3 persona në Poloni, rrezikojnë dy

8 Gusht 2020, 07:06 Nga DOSJA
Vendosën flamujt e LGBT në statujën e Jezu Krishtit dhe

POLONI- Tre persona janë arrestuar në Poloni pasi akuzohen se kanë varur falmurin e LGBT-së në statujën e Jezu Krishtit, të astronomit Koperniku dhe të sirenës së Varshavës. Policia polake i akuzon ata për shkatërrimin e monumenteve dhe ofendimin e fesë.

Ata mund të përballen me gjobë ose mund të dënohen me 2 vite burg,. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se aktivitstët kanë varur flamujt në statujën e  Jezu Krishtit, astronomit Koperniku dhe sirenë e Varshavës pasi  janë kundër politikave anti-LGBT të Presidentit Andrzej Duda. Po ashtu,  ata u kanë vendosur atyre dhe maska në fytyrë.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Mateusz Morawiecki kritikoi aktivistët, duke thënë se statujat simbolizojnë vlera që janë të rëndësishme për miliona polakë. Ndërkohë, politikanët e krahut të majtë  kanë vendosur maskat e LGBT-së  në kuvend duke mbështetur komunitetin e tyre, të cilët janë kundër vendimeve të  presidentit Duda, i cili ka marrë një mandat të dytë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrzej duda poloni andrzej duda poloni

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...