Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Presidenti i Turqisë bën deklaratën e fortë: Mund të ketë ndodhur për shkak të…

8 Gusht 2020, 07:40 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Presidenti i Turqisë

TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar së fundmi në lidhje me shpërthimin në Bejrut që ndodhi pasditen e 4 gushtit, ku si pasojë humbën jetën 157 persona dhe u plagosën mbi 5000 mijë të tjerë.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se asnjë nuk duhet të dalë në purfundime në lidhje me shkakun e shpërthimit, por megjithatë ai është shprehur se shpërthimi mund të ketë ndodhur edhe për shkak të raketave të fshehura.

Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.

Lideri turk është i dyti që i jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump, i cili tha se shpërthimi nuk ka qenë aksidental por një “sulm”. Pas Trump reagoi Departamenti i Mbrojtjes, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota nëse kishim të bënim me një sulm.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rexhep tayyip erdogan shperthimi i fuqishem ne bejrut rexhep tayyip erdogan shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...