Bota

Shkon në 18 numri i viktimave nga aksidenti ajror në Indi, 16 të tjerë në gjendje të rëndë

8 Gusht 2020, 07:09 Nga DOSJA
Shkon në 18 numri i viktimave nga aksidenti ajror në Indi, 16 të

INDI- Shkon në 18 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga aksidenti ajror në Indi. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se janë 156 të plagosur, 16 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.  Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.

Kryeministri, Narendra Modi deklaroi se ndjen dhimbje për jetët e humbura.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshm, teksa avioni “Air India Express”, po riatdhesonte indianët e bllokuar në Dubai për shkak të pandemisë së koronavirusit. Aksidenti ndodhi  gjatë uljes në pistë, ndërkohë që kishte edhe reshje shiu. Ky është aksidenti më i keq i avionëve të pasagjerëve në Indi që nga viti 2010. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së avionit në pistë.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndahet ne dysh avioni ne indi ndahet ne dysh avioni ne indi

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2020, 07:06

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të...