Bota

Infektologu Tolaj jep lajmin e mirë nga studimi i fundit: Vaksina kur COVID-19 do të jetë e efektshme

8 Gusht 2020, 06:51 Nga DOSJA
Infektologu Tolaj jep lajmin e mirë nga studimi i fundit: Vaksina kur

KOSOVË- Infektologu Ilir Tolaj është shprehur se virusi që ka shkaktuar pandeminë COVID-19 po paraqitet në 6 tipe të ndryshme, ndaj dhe për zbuluesit është e vështirë të zbulojnë anti-trupat që e vrasin. Në një reagim, Tolaj shprehet se gjithsesi shkencëtaret janë në hapat e fundit për krijimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.

Shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”, tha ai.

Në një reagim për Klan Kosova, mjeku tha  se rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënëse. “Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Wuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi. Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa muatcione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes”, shtoi më tej mjeku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ilir tolaj koronavirusi ne kosove vaksina kunder covid-19 ilir tolaj koronavirusi ne kosove vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll