Bota

Zbulohet e shkuara e anijes që fundosi Libanin/ Autoritetet në Bejrut nuk lejuan shkarkimin e nitratit të amoniumit në port

8 Gusht 2020, 06:48 Nga DOSJA
Zbulohet e shkuara e anijes që fundosi Libanin/ Autoritetet në

LIBAN- Shpërthimi i fuqishëm  në Bejrut  më 4 gusht thuhet se ndodhi për shkak të nitratit të amoniumit që ndodhej në një anije.

Kështu së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar se cila është historia e anijes, kush ishte destinacioni i saj dhe sa përgjegjës ishin autoritetet duke e ditur rrezikun që mund të kanoste.

Anija, MV Rhosus, ishte nisur nga Tbilisi, Xhorxhia, në fund të shtatorit 2013, ku distancioni i saj ishte  Beira, në Mozambik. Anija Rhosus u ndërtua në vitin 1986. Në udhëtimet përreth Mesdheut në fillim të vitit, ajo kishte rënë në duar të inspektorëve. Në korrik të vitit 2013, në portin e Seviljes, inspektorët gjetën 14 mangësi në anije dhe shumë pasiguri. Në anije ndodheshin 3,000 ton nitrat amoniumi me densitet të lartë. Gjatë asaj kohe, Kapiteni Boris Prokoshev dhe disa nga ekuipazhi i tij kishin ngecur në port me muaj.

Nga maji 2012, ajo kishte  pronar , Igor Grechushkin, një biznesmen rus me qendër në Qipro. Sipas kontakteve të biznesit, ‘MV Rhosus’ ishte prova e parë e Grechushkin për të drejtuar anijen e tij. Mediat e huaja kanë publikuar dhe dekumentin ku paraqitet fatura e ngarkesës  e cila e rendit Rustavi Azot LLC, si kompani që furnizon nitratin e amonit dhe thotë se ajo ka furnizuar dhe një firmë të vogël në Mozambik e specializuar në prodhimin e eksploziv tregtar.

Prokoshev, i cili thotë se u bashkua me Rhosus si kapiten në Turqi, është shprehur për mediate e huaja se anija kishte probleme të dukshme.

Ekuipazhi fillestar i anijes ishte larguar,  pasi ata nuk ishin paguar për katër muaj. Sipas Prokoshev, kur anija dhe ekuipazhi i saj i ri arritën në Athinë, ushqimi dhe mallrat e tjera duhej tu ktheheshin mbrapa, sepse pronari nuk mund të paguante për to. Anija kaloi katër javë atje ndërsa pronari  shkoi për të paguar tarifat e tranzitit përmes Kanalit të Suezit. Si përfundim anija u desh që të ndalonte në Bejrut pasi nuk mund të vazhdonte rrugëtimin për shkak të rezervave të pakta ushqimore.

Prokoshev  tha për mediat e huaja se do të merrte ngarkesë shtesë, një dërgesë e pajisjeve për ndërtimin e rrugëve. Por dikush nuk i kishte bërë llogaritjet  si duhet pasi në momentin që  ngarkesa u ngjit në kapakët e kuvertës së anijes, ata filluan të zvarriten. Kështu që ata nuk mund ta fusnin atë brenda anijes dhe si përfundim ngarkesa mbeti jashtë.

Pas kësaj ai Prokoshev thotë se ai vendosi të shkojë në Qipro për të zgjidhur gjërat me Grechushkin. Por përpara se Rhosus të mund të largohej nga Beirut, autoritetet libaneze ndërhynë. Sipas bazës së të dhënave të inteligjencës së Lloyd’s List, anija përfundimisht ndaloi rrugëtimin më 4 shkurt 2014, për shkak të faturave të papaguara që arrinin në 100,000 dollarë. Disa anëtarë të ekuipazhit u lejuan të largoheshin, por Prokoshev u urdhërua të qëndrojë, së bashku me kryeinxhinierin e tij.

 “Ata nuk u lejuan as të linin anijen. Ata na mbanin si peng,” i tha ai BBC-së.

Prokoshev thotë se ai u përpoq të kërkonte ndihmën e presidentit rus Vladimir Putin, duke i shkruar atij çdo muaj por që asnjëherë nuk mori përgjigje. Ajo tha se kompania e Igor Grechushkin nuk kishte para për të paguar borxhet, as për ekuipazhin, as për portin.

Mediat e huaja shkruajnë se përveç problemeve të mësipërme, ekuipazhi u shqetësua nga fakti se në anijen ‘Rhosus’ kishte një ngarkesë veçanërisht të rrezikshme, nitrat amoniumi. Autoritetet e portit  të Bejrutit nuk lejuan shkarkimin e saj nga ajo anije për ta ngarkuar diku tjetër.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shpethimi i fuqishem ne bejrut shpethimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll