Bota

“Lajmin ma dha një infermier”/ 43-vjeçari zgjohet nga koma dhe shokohet, të gjithë familjarët kishin humbur jetën nga

8 Gusht 2020, 06:20 Nga DOSJA
“Lajmin ma dha një infermier”/ 43-vjeçari zgjohet nga

ANGLI- Histori i trishtë. Scott Miller nga Edinburgu u infektua me COVID-19, por teksa ishte në terapi intesive ai humbi gjithë familjen e tij. Kur u zgjua, 43-vjeçari zbuloi se ishte i vetmi nga familja e tij që i kishte mbijetuar Covid-19.

Nëna dhe bashkëjetuesi i saj, në fakt kishin ndërruar jetë ndërsa ai ishte ende në koma. Në një intervistë për BBC, ai tregon se kurrë nuk duhet të humbasësh  kujdesin ndaj këtij virusi të pabesë. Nëna e Scott, Norma ishte 76 vjeç dhe vdiq në të njëjtin spital ku ishte shtruar i biri.

“Kur unë isha në terapi intensive duke luftuar për jetën, nëna ime ishte në repartin e katit të poshtëm dhe po dilte nga spitali”, tregon 43-vjeçari. E njëjta gjë dhe për bashkëjetuesin e Normës, që jetonte në të njëjtën shtëpi me Scott, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare pasi kishte rënë në kontakt me virusin.

43-vjeçari tashmë gëzon shëndet të plotë, por e ka ende të vështirë për të pranuar realitetin.

“Kur u zgjova ndjeva një ndjenjë të çuditshme, sikur diçka i kishte ndodhur nënës time. Kur infermieri më tregoi për situatën u shokova. Ishte shumë e vështirë. Është e pabesueshme që ky virus i mori jetën dy njerëzve të mi të dashur”, shprehet me lot në sy 43 vjeçari.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli scott miller koronavirusi ne angli scott miller

Sondazh

Poll