Bota

DASH thirrje amerikanëve: Mos udhëtoni drejt Kosovës për shkak të COVID-19, kujdes dhe nga sulmet terroriste

7 Gusht 2020, 13:44 Nga DOSJA
DASH thirrje amerikanëve: Mos udhëtoni drejt Kosovës për

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit në një njoftim të shpërndarë së fundmi u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për shkak të COVID-19.

Sipas njoftimit, në thirrjen e bërë theksohet edhe shtimi i kujdesit për shkak të terrorizmit, duke shtohet se në disa zona ka rrezik të shtuar. 

PJESË NGA NJOFTIMI

Grupe terroriste mund të vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër lokacione turistike, stacione autobusësh, qendra tregtare dhe dyqane, institucione lokale, hotele, klube, restorante, vendpunishte, parqe, qendra sportive dhe kulturore, instititucioneve edukative, aeroporte dhe zona publike. Për të tepër në Kosovë mund të ketë edhe dhunë të motivuar politikisht”.

Nëse vendosi për të udhëtuar drejt Kosovës: Shihni uebfaqen e Ambasadës së SHBA lidhur me COVID-19; Vizitoni uebfaqen e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve; Shmangi demonstrata; Qëndroni vigjilent në lokacionet e frekuentuara nga Perëndimorët

Monitoroni mediat lokale për ngjarjet e fundit dhe përshtatni planet në bazë të informacioneve të reja; Qasuni në “Smart Traveler Enrollment Program (STEP)”për të pranuar njoftimet në mënyrë që të lokalizoheni më lehtë në situatë emergjente; Përcillni Departamentin e Shtetit në Facebook dhe Twitter; Rishikoni Raportin për Krime dhe Siguri në Kosovë; Përgatituini për situata emergjenre, Rishikoni “Traveler’s Checklist”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dash thirrje qytetareve koronavirusi ne kosove dash thirrje qytetareve koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...