Bota

Presidenti Trump ndalon përdorimin e dy aplikacioneve kineze në SHBA

7 Gusht 2020, 12:51 Nga DOSJA
Presidenti Trump ndalon përdorimin e dy aplikacioneve kineze në SHBA

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme ka urdhëruar të ndalohet përdorimi i dy apliakcionve kineze. Mediat e huaja kanë njoftuar se ky vendim vjen për  shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Tashmë të gjitha kompanitë do të ndalohen, të bëjnë biznes me kompaninë ‘ByteDance’, që ka në zotërim aplikacionin e videove ‘TikTok’ si dhe me firmën Tencent, që ka aplikacionin ‘WeChat’, i cili përdoret për mesazhe dhe pagesat online.

Mësohet se udhëri ekzekutiv hyn në fuqi brenda 45 ditëve por megjithatë autoritetrt thonë se Donald Trump nuk e ka autoritein ligjor për një veprim të tillë.

Ky hap vjen mes shqetësimeve që kanë ngritur administrata dhe ligjvënësit se aplikacionet në fjalë mund të përdoren për mbledhjen e të dhënave të shtetasve amerikanë. Ndërsa dy kompanitë kanë thënë se nuk i ndajnë të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze. Sakaq Kina ende nuk ka regaguar në lidhje me  urdhërin që ka dhënë Donald Trump.

Kujtojmë se sekretari i shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se SHBA nuk do të lejojnë që dyqanet amerikane të shesin aplikacionet kineze për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Burimi:.cnbc.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...