Bota

Berlini ngre alarmin/ Të paktën 47 shqiptarë të infektuar u futën për 3 ditë në Gjermani

7 Gusht 2020, 13:02 Nga DOSJA
Berlini ngre alarmin/ Të paktën 47 shqiptarë të infektuar u

GJERMANI– Virusi Corona ka shkaktuar një gjendje teje të rënduar në më shumë se 200 shtete të botës, ku deri më tani ka vrarë mbi 700 mijë njerëz dhe ka infektuar 19 milionë të tjerër.

Ndërkohë mes kësaj gjendje të vështirë Gjermania ka bërë të detyrueshme testimin për koronavirus, për çdo person që kthehet nga vendet e rrezikut. Sipas mediave të huaja mësohet se ky vendim do të hyjë fuqi prej datës 8 gusht.

Prej nesër të gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë infektimi me Covid-19, do të mund të testohen falas në aeroport.

Në listëne vendeve të rrezikut bën pjesë Shqipëria dhe Kosova, ndërkohë që nga këto dy vende po shkojnë në Gjermani një numër i konsiderueshëm personash të prekur nga Covid-19.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se për tre ditët e fundit të korrikut, nga Kosova kanë shkuar në Gjermani plot 608 persona të infektuar, ndërsa nga Shqipëria kanë shkuar 47 persona.

Këto shifra tregojnë se në Shqipëri dhe Kosovë ka ende rrezikshmëri të lartë të virusit, për shkak se testimet janë tejet të pakëta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...