Bota

Donald Trump bën deklaratën e fortë kundër rivalit të tij Joe Biden: Ai është kundër Zotit

7 Gusht 2020, 13:44 Nga DOSJA
Donald Trump bën deklaratën e fortë kundër rivalit të

SHBA– Presidenti aktual në SHBA, Donald Trump është në një luftë të hapur me rivalin e tij në zgjedhjet e nëntorit, Joe Biden.

Trump është shprehur se Biden është kundër Zotit, duke sulmuar  rivalin e tij demokrat e duke paralajmëruar një betejë të shëmtuar elektorale.

Këto komente gjatë një udhëtimi në Ohajo, erdhën teksa Trump po përpiqet të sigurojë mbështetje në terren në shtetet qendrore që çuan në fitoren e tij në 2016.

“Ai është kundër zotit. Ai është kundër armëve.”- u shpreh Trump.

Kujtojmë se Biden, një besimtar katolik, do të përballet me Trump në zgjedhjet e nëntorit. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se demokrati aktualisht është më i pëlqyer nga elektorali.

Ish-zëvendëspresidenti Biden ka folur shpesh se si besimi i tij e ndihmoi të përballonte vdekjen e bashkëshortes së parë dhe vajzës në një aksident me makinë në 1972. Zëdhënësi i fushatës së tij, tha në një deklaratë se besimi i Joe Biden është thelbi i asaj që ai është. Ai ka jetuar me dinjitet të gjithë jetën e tij dhe besimi ka qenë për të burim force dhe ngushëllim në kohë vështirësish të mëdha.

Trump është shprehur se Biden po ndjek një agjendë majtiste radikale.

“Do t’ju marrë armët, të shkatërrojë amendamentin e dytë. Jo fesë, jo asgjëje, dëmton biblën dhe zotin. Ai është kundër Zotit, kundër armëve, kundër energjisë.”- ka thënë Trump.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden ohajo donald trump joe biden ohajo

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...