Bota

U godit rëndë nga Covid-19/ Qeveria italiane nis përgatitjen për hapjen e shkollave

7 Gusht 2020, 12:37 Nga DOSJA
U godit rëndë nga Covid-19/ Qeveria italiane nis përgatitjen

ITALI–  Italia vendi më i goditur në Europë nga virusi Corona, u bë edhe epiqendra e parë e koronavirusit jashtë Kinës. Ku gjatë muajve mars dhe prill shënoi një numër të lartë të të infektuarëve dhe vitkimave.  Megjithatë tashmë situata e Covid-19 duket më e qetësuar dhe  qeveria po punon për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rihapjen e vendit.

Nga mediat huaja mësohet se Italia ka  përdorur një strategji agresive testimi dhe përdorimin në masë të maskave për të ndaluar një valë të dytë të përhapjes së virusit.

Në një kohë që na ndajnë edhe pak javë nga nisja e vitit shkollor 2020-2021, fëmijët po përgatiten të kthehen nëpër klasa, shumë shkolla kanë nisur përgatitjen e nevojshme.

Por kusht kryesor për të parandaluar përhapjen e virusit është distancimi social, por shumica e shkollave italiane funksionojnë me banka dhe ulëse të gjera, ku ulen një numër më i madh nxënësish.

Lidhur me këtë  çështje Ministria e Arsimit së fundmi ka shpallur tender në mbarë Evropën për të siguruar tre milion banka të ndara për në shtator.

Ndërkohë shpërndarja pritet të bëhet deri në 8 shtator, në mënyrë që të mundësohet mësimi nga shkollat, por me distancim në mes të nxënësve. Kthimi i nxënësve në shkollë shihet si një hap thelbësor përpara për Italinë, e cila deri më tani ka shmangur një valë të dytë të virusit Corona.

Deri më tani Italia ka regjistruar 35.187 viktima si shkak i pandemisë, ndërsa janë konfirmuar 249,204  persona të infektuar, por lajmi i mirë është se 201.323 prej tyre janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...