Bota

Situata e COVID-19 drejt kolapsit, ministri Zemaj: Do punojnë dhe 300 mjekë të tjerë

7 Gusht 2020, 13:22 Nga DOSJA
Situata e COVID-19 drejt kolapsit, ministri Zemaj: Do punojnë dhe 300

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, është shprehur se që nga java tjetër edhe 350 mjekë do punësohen në Kosovë. Zemaj është shprehur sot se që ka nisur punë si ministër ka hapur vende të reja pune dhe po menaxhon mirë me pandeminë COVID-19.

Më tej ai theksuar dhe faktin që pak javë me herët janë punësuar dhe 200 mjekë të tjerë.  “Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallë konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, është shprehur Zemaj.

Zemaj po ashtu është shprehur sa të jetë ai ministër, në institucionet shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë.

Nga ana tjetër situata në Kosovë sa vjen e përkeqësohet, pasi virusi ka fituar shumë terren. Shifrat e infektimeve dhe të vdekjeve janë shumë të larta dhe kapacitet mjekësore janë drejtë kolapsit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj koronavirusi ne kosove armend zemaj koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...