Bota

Shërthimi tragjik/ BE në ndihmë të Libanit, dërgon 250 shpëtimtarë, 600 kostume mbrojtëse dhe 5 tonë pajisje mjekësore

7 Gusht 2020, 13:23 Nga DOSJA
Shërthimi tragjik/ BE në ndihmë të Libanit, dërgon 250

LIBAN-Kryeqyteti libanez prej ditës së martë është troditur nga një shpërthim i  fuqishëm pranë portit të qytetit, ku për pasojë ka lënë të vdekur të paktën  157 persona dhe ka plagosur 5 mijë të tjerë.

Ndërkohë që dëmet kanë qenë të mëdha ku një pjesë e madhe e qytetit është rrafshuar, Italia, Franca dhe shumë shtete të tjera i erdhën në ndihmë menjëherë Libanit.

Ndërsa ditën e sotme, tre ditë pas shpërthimit tragjik të së martës Bashkimi Europian dhe donatorët ndërkombëtarë kanë dërguar ekipe shpëtimi në Bejrut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook BE dhe donatorët ndërkombëtarë ka njoftuar se Greqia, Franca, Iaekia, Polonia,  Gjermania,  Italia, Hollanda,  Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Qiproja i kanë ofruar ndihmë kryeqytetit libanez pas dëmeve të mëdha që shkaktoi shpërthimi.

Postimi i Plotë:

Ne qëndrojmë me Libanin dhe njerëzit e saj. hpëtuesit e parë të specializuar nga BE kanë mbërritur në Beirut për të mbështetur autoritetet lokale dhe për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve.  Greqia, Franca, Iaekia,  Polonia,  Gjermania,  Italia,  Hollanda,  Danimarka,  Suedia,  Norvegjia &  Qiproja tashmë kanë ofruar ndihmë përmes “Mechan” Mekanizmi i mbrojtjes civile EU:250 shpëtimtarë;600 kostume mbrojtëse kimike;5 tonë pajisje mjekësore.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be ne ndihme te libanit shperthimi ne liban be ne ndihme te libanit shperthimi ne liban

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...