Bota

Erdogan me tone të ashpra ndaj Greqisë pas faljes së të premtes tek “Shën Sofia”: Rifillojmë kërkimet në Egje

7 Gusht 2020, 12:20 Nga DOSJA
Erdogan me tone të ashpra ndaj Greqisë pas faljes së të

TURQI– Marrëdhënia mes Greqisë dhe Turqisë nuk është aspak e qetë pasi sëfundmi Presidenti turk Rexhep Tayyib Erdogan ka kërcënuar me rifillimin e kërkimeve për naftë dhe gaz në Egjeun Lindor.

Ky vendim vjen pas marrëveshjes së demarkacionit të detit mes Greqisë dhe Egjiptit.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo deklaratë është bërë nga vet presidenti turk, teksa ishte në xhaminë e “Shën Sofisë” pasi ai kreu atje lutjen e së premtes, ndërsa ka shtuar se nuk njeh një marrëveshje me Egjiptit dhe Greqisë pasi sipas tij, mes tyre nuk ka një kufi detar.

Nuk ka një marrëveshje të tillë mes Greqisë dhe Egjiptit. Ne do të vijojmë kërkimet.”- është shprehur Erdogan.

Kujtojmë se ditën e djeshme Greqia dhe Egjipti firmosën marrëveshjen për demarkacionin e kufirit detar duke “ndarë” kështu në një farë mënyrë nje pjesë të mirë të detit Mesdhe mes tyre.

Ky veprim erdhi pas një marrëveshjeje të ngjashme mes Turqisë dhe Libisë, e cila nuk u njoh nga Greqia dhe Egjipti.

Burimi: Hurriyet

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rexhep tayyib erdogan rexhep tayyib erdogan

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2020, 11:52

GREQI– Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer  rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi k...