Aktualitet

Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën këmbësori 23-vjeçar

7 Gusht 2020, 11:32 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën këmbësori

Memaliaj- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Mësohet se ka humbur jetën këmbësori me iniciale E.C, 23-vjeç. Policia bën me dije se K.M, 65 duke drejtuar mjetin e tij ka goditur për vdekje 23-vjeçarin.  Shoferi është arrestuar nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne memaliaj vdes 23-vjeçari memaliaj aksident ne memaliaj vdes 23-vjeçari memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...