Aktualitet

88 të vdekur nga aksidentet rrugore/ Lleshaj: Në vjeshtë do kemi gati paketën me ndryshimet në Kodin Rrugor

7 Gusht 2020, 10:28 Nga DOSJA
88 të vdekur nga aksidentet rrugore/ Lleshaj: Në vjeshtë do kemi

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se në shtatë muajt e parë të të vitit 2020 aksidentet rrugore kanë rezultuar tragjike për 88 persona. Ndërkohë, në total deri në fund të muajit që lamë pas janë regjistruar 635 aksidente. Leshaj thekson se në vjeshtë të vitit 2020 do të jetë gati paketa e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimin e Kodit Rrugor, që synon forcimin e masave.

“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050. Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmërisē tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës. Në vjeshtē 2️⃣0️⃣2️⃣0️⃣ do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shprehet ai në një postimi në Facebook. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj siguria rrugore sander lleshaj siguria rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...