Aktualitet

“Tek COVID2 nuk ka oksigjen”/ Gruaja në alarm: Kam burrin në gjendje të rëndë, e mbajta 10 ditë me temperaturë në sh

7 Gusht 2020, 10:43 Nga DOSJA
“Tek COVID2 nuk ka oksigjen”/ Gruaja në alarm: Kam burrin

TIRANË-Një grua ka treguar se burri i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin COVID-2.  E moshuara ka treguar më tej se në këtë spital nuk ka as oksigjen për të infektuarit me COVID-19. Ajo i bën thirrje qeverisë që sjellë medikametet e nevojshme në këtë spital, pasi sipas saj po vdesin njerëz. Ndërkohë, thekson se burri i saj e ka bërë tamponin në një spital privat, pasi ISHP-ja nuk shkoi kurrë në banesën e tyre.

“Prej 10 ditësh e kam mbajtur burrin në shtëpi me temperaturë. U rëndua gjendja, e solla këtu vetëm. Iu thashë që mbaheni. ISHP-ja nuk vinte, tamponin e ka bërë në një spital privat. Tani është i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, ndodhet në gjendje të rëndë.  Po ta kishte bërë tamponin që në fillim nuk do të ishte në këtë gjendje. Nuk ka oksigjen në spital. Mjekja më tha që i kemi dhënë vetëm pak. Po më vdes burri. Më tha që burri ka të vjella dhe temperaturë. Ju lutemi Edi Ramës të sjellë gjërat që duhen këtu, se po vdesin njerëz.”, u shpreh gruaja.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  188 viktima, 2673 pacientë me Covid-19 dhe 3155 të shëruar, ku është bilanci i deritanishëm. Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Eugena Tomini nga ISHP-ja, bëri me dije se janë shënuar edhe 6 viktima të tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...