Aktualitet

7 Gusht 2020, 09:34 Nga DOSJA

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që futen në tokën greke. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, të gjithë qytetarët që futen në tokën greke iu nënshtrohen këtij testi. Ekipet mjekësore iu marrin qytetarëv sekrecionet në gojë dhe të dhënat, si adresën e shtëpisë dhe numrin e telefonit. Ndërkohë, stafi mjekësor respekton të gjithë protokollin e sigurisë, që nga veshja dhe deri tek distanca sociale.

Por, nuk ndodh e njëjta gjë për udhëtarët që futen në tokën shqiptare. Askush në këtë pikë doganore nuk u merr atyre tamponët. Madje, nuk ka as radhë për udhëtarët që futen në Shqipëri. Ata e kalojnë shumë kollaj kufirin.

Që prej ditës që djeshme ka radhë të gjatë në këtë pikë doganore. Dosja.al raportoi se gjatë ditës së djeshme mbi 2 mijë qytetarë kishin bërë testin para se të futeshin në tokën helene.  Qeveria greke po “skanon” çdo shqiptar që futet në territorin e tyre.

Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhë të gjata në kakavijë radhë të gjata në kakavijë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...