Aktualitet

Organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin, gjobitet me 1 milion lëkë pronari i lokalit në Tiranë

7 Gusht 2020, 09:35 Nga DOSJA
Organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin, gjobitet me 1 milion

TIRANË- Policia e Tiranws ka gjobitur sot me 1 milion lekw njw pronar restoranti, pasi kishte organizuar njw dasmw nw pronwn e tij nw kundwrshtim me ligjin. Nw njw njoftim pwr mediat Policia bwn me dije se efektivët kanë evidentuar në Paskuqan, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Restorani kishte pronar shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili wshtw ndwshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Paskuqan, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dasme ne kohe pandemie ndalimi i muzikes pas ores 20 policia tirane dasme ne kohe pandemie ndalimi i muzikes pas ores 20 policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...