U dëmtuan nga tërmeti, IKMT nis shembjen e 2 pallateve në Hamallaj: Prishim dhe godinat e rrezikshme
7 Gusht 2020, 10:39Nga DOSJA
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot punën për shembjen e dy pallateve në Hamallaj. Në një njoftim për mediat IKMT bën me dije se godinat që do shemben janë nga 5 kate secila dhe janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Po bëhet me dije se IKMT vazhdon të prishë të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht.
“Tërmeti, IKMT nis prishjen e dy pallateve në Hamallaj, deri tani 130 objekte të prishura. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur prishjen e dy pallateve pesë katësh në Hamallaj, Durrës. Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.
Njëkohësisht, IKMT vazhdon të prishë të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht: Një pallat pesë katësh dhe dy shtesa pallatesh pesë dhe dy kateshe në Shijak; një pallat pesë katësh në Durrës, një pallat tre katësh në Ishëm. Prej fillimit të punës për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti për të nisur ndërtimin e godinave të reja, IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme. Nuk është shënuar asnjë incident, apo mosmarrëveshje me banorët”, bëhet me dije nga njoftimi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se në shtatë muajt e parë të të vitit 2020 aksidentet rrugore kanë rezultuar tragjike për 88 perso...
TIRANË- Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje ...
TIRANË- Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 6 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar, për...
TIRANË- Policia e Tiranws ka gjobitur sot me 1 milion lekw njw pronar restoranti, pasi kishte organizuar njw dasmw nw pronwn e tij nw kundwrshtim me ligjin...
Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34
GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...
DURRËS- Ish-hotel “Vollga” në Durrës nga sot do të jetë në menaxhim nga shteti. Sipas informacioneve mësohet se sot Agjencia e Administrimit të Pasurive të...
Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51
POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila bën thirrje për respektimin...