Punësohen edhe 50 infermierë tek spitali COVID2/ Manastirliu: Po përgatitemi për periudhën vjeshtë-dimër
7 Gusht 2020, 11:10Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme 50 infermierë i janë bashkuar stafit mjekësor të spitalit COVID-2. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj në spitalin COVID2, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.
“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha më tej se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.
Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.
“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.
Ajo deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.
“Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Siamir Shera, njëri prej vëllezërve të arrestuar për vrasjen e 71-vjeçarit Abdulla Dublla ka pranuar krimin. Para oficerëve të Policisë ai ë...
TIRANË-Një grua ka treguar se burri i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin COVID-2. E moshuara ka treguar më tej se në këtë spital nuk ka as oksigj...
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot punën për shembjen e dy pallateve në Hamallaj. Në një njoftim për mediat IKMT bën me ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se në shtatë muajt e parë të të vitit 2020 aksidentet rrugore kanë rezultuar tragjike për 88 perso...
TIRANË- Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje ...
TIRANË- Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 6 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar, për...
TIRANË- Policia e Tiranws ka gjobitur sot me 1 milion lekw njw pronar restoranti, pasi kishte organizuar njw dasmw nw pronwn e tij nw kundwrshtim me ligjin...
Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34
GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...
DURRËS- Ish-hotel “Vollga” në Durrës nga sot do të jetë në menaxhim nga shteti. Sipas informacioneve mësohet se sot Agjencia e Administrimit të Pasurive të...