Aktualitet

“Të mbyti virusi moj nëne”/ Hajduti në Tiranë i vjedh varsen të moshuarës, si shfajësohet para policëve

7 Gusht 2020, 11:26 Nga DOSJA
“Të mbyti virusi moj nëne”/ Hajduti në Tiranë i

TIRANË- Një e moshuar në Tiranë është grabitur nga një 44-vjeçar. Mësohet se teksa po kujdesej për mbesën, ajo u ndesh me 44-vjeçarin me iniciale L.S. Menjëherë ky i fundit i hodhi duart në sup dhe i tha: “Të mbyti virusi moj nëne”. 

Sapo gruaja me inicialet E. Q ka kthyer kokën, i panjohuri i ka këputur varësen e floririt dhe është larguar me vrap.

“Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë. Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne. Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen”, tregon e moshuara.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti një patrullë policie, e cila arrestoi hajdutin. Gjatë arrestimit, ky i fundit u shpreh: “Më lëshoni e bëra për bukën e gojës”.

Sakaq, 44-vjeçari rezulton nga këqyrjet në sistemin TIMS të ketë sulmuar edhe në vitin 2011 një grua tjetër.  Kurse më herët është akuzuar për dhunë në familje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet e moshuara në tiranë grabitet e moshuara në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...