Aktualitet

I vodhën makinën dhe më pas i premtuan në këmbim të parave se do ia gjenin, arrestohen 6 persona në Shkodër

7 Gusht 2020, 09:06 Nga DOSJA
I vodhën makinën dhe më pas i premtuan në këmbim

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar 6 persona, S. G., 26 vjeç, L. N., 36 vjeç, G. T., 25 vjeç, V. B., 31 vjeç, S. H., 40 vjeç dhe F. H., 46 vjeç për vjedhjen e një makine. Uniformat blu bëjnë me dije se 6 të arrestuarit kanë vjedhur një makinën e 30-vjeçarit E.B në fshatin Mes. Më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash, duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe si rezultat i hetimeve të bëra, është bërë arrestimi i shtetasve:

– S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;

– L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;

– G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;

– V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

– S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;

– F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Mes, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur automjetin shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër dhe më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash, duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.

Gjithashtu u procedua dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.

Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular.

Po punohet për gjetjen e mjetit tip “Mercedez Benz”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së këtyre vjedhjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona në shkodër vjedhje makine në shkodër arrestohen 6 persona në shkodër vjedhje makine në shkodër

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...