Aktualitet

Mjekja thirrje qytetarëve: Zbatoni masat, vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar botën

7 Gusht 2020, 08:42 Nga DOSJA
Mjekja thirrje qytetarëve: Zbatoni masat, vetëm kështu mund

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila bën thirrje për respektimin e masave.

Në në video mesazh Duka shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maska, të respektojnë distancën dhe higjienën personale, pasi vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar gjithë botën.

“Ajo që dua tu them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore, mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, shprehet mjekja.

 Ndërkohë ministrja shkruan krahas videos se të gjithë duhet të dëgjojnë mesazhin e mjekes dhe të kontriubojnë për të frenuar për përhapjen e koronavirusit.

“Dëgjoni mesazhin e Dr. Esi Duka e cila u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura dhe të gjithë së bashku t’ia dalim kundër këtij virusi që po gjunjëzon mbarë botën ? #RespektoRregullat↔️?? Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit?? ?#COVID19?”, shkruan Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esi duka koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket mesazh qytetareve esi duka koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket mesazh qytetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 07:33

Pogradec– Flet psikiatri Gentian Çala, i cili ka kuruar vrasësin Olsi Çekiçi. Mjeku ka deklaruar se 44-vjeçari vuante nga probleme t...