Aktualitet

7 Gusht 2020, 08:51 Nga DOSJA

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas krimit të rëndë, familjarët kanë hapur dyert e mortit. Ata kanë deklaruar për mediet se ajo ishte një grua e respektuar në fshat dhe se kujdesej për djalin dhe mbesën. Madje ajo shkonte edhe tek psikiatri për të marrë ilaçet për të birin. Ky i fundit refuzonte t’i pinte ato.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi fillimisht tentoi të vriste vajzën e tij, pasi kjo e fundit kalonte kohën në telefon. Në këto momente ndërhyri nëna e tij, për të mbrojtur mbesën. Vajza mundi të largohej nga banesa, ndërsa 44-vjeçari i preu kokën me thikë 70-vjeçares dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Olsi Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret nenen me thike ne pogradec olsi cekici djali vret nenen me thike ne pogradec olsi cekici

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 07:33

Pogradec– Flet psikiatri Gentian Çala, i cili ka kuruar vrasësin Olsi Çekiçi. Mjeku ka deklaruar se 44-vjeçari vuante nga probleme t...