Aktualitet

“Volvo 4”, shtyhet seanca për dy ish-deputetët e PS, Ndoka e Çuko

9 Prill 2019, 11:38 Nga DOSJA
“Volvo 4”, shtyhet seanca për dy ish-deputetët e PS, Ndoka

TIRANË- Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën që ishte planifikuar që të zhvillohej për dy ish-deputetët, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sot do të zhvillohej seanca për masën e tyre të sigurisë, por ka munguar prokurori i çështjes.

Në seancën e fundit që është zhvilluar në ngarkim të tyre togat e zeza kishin vendosur masën e e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Çuko dhe ish-deputetin Ndoka të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-vo 4”.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Çuko akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Gjatë “VOL-VO 4” në të gjiothë shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në poranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per tjetersim pronash arben cuko arben ndoka volvo 4 akuzat per tjetersim pronash arben cuko arben ndoka volvo 4

Sondazh

Poll