Aktualitet

Ceremonia për Artan Cukun/ Lleshaj: Do ekstradojmë Bledar Jambellin, politika të mos sulmojë policinë

9 Prill 2019, 10:28 Nga DOSJA
Ceremonia për Artan Cukun/ Lleshaj: Do ekstradojmë Bledar Jambellin,

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë sot titullin “Dëshmor i Atdheut”, ish-komisarit të vrarë, Artan Cuku.

Lleshaj ia dorëzoi dekoratën të shoqes së komisarit e cila në momentin kur mori dekoratën të mbështjellë në flamurin kuqezi, u përlot para kamerave.

Ministri i Brendshëm, në fjalën e tij tha se pritet të bëhet ekstradimi i Bledar Jambellit, porositësit të vrasjes së Artan Cukut. (Lexo këtu).

Lleshaj tha se duhet nderuar dhe respektuar puna e Policisë së Shtetit dhe apeloi që politika të mos sulmojë policinë.

Pritet ekstradimi i porositësit të vrasjes së Artan Cukut. Shprehim respekt dhe nderim. U vra në krye të detyrës. Shprehim mirënjohje për dëshmorët. Është një radhë e gjatë, që tregon vlerat e larta dhe një thirrje e madhe për reflektim. Numri i lartë i dëshmorëve duhet të shërbejë si një numër për reflektim për policinë. Ky numër i lartë, thirrje për reflektim ndaj çdo shqiptari, ndaj klasës politike. Kemi nevojë për më shumë policë, por jo për dëshmor. Shembulli i Artan cukut është një model i lartë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Artan Cukut.

Artan Cuku u vra në prill të vitit 2017. Cuku u ekzekutua nga Mikel Shallari i cili kishte marrë 3 mijë euro për vrasjen e tij nga Bledar Jambelli. Motivi i vrasjes ishte arrestimi i Jambellit nga Artan Cuku në vitin 2012 për një vrasje që kishte kryer ky i fundit në 1997.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku deshmor gruaja e artan cukut sander lleshaj artan cuku deshmor gruaja e artan cukut sander lleshaj

Sondazh

Poll