Aktualitet

Rudina Hajdari sfidon PD? Deputetja rebele shkon te banorët e Bulevardit të Ri: Do e çojmë çështjen në gjykatë

9 Prill 2019, 11:00 Nga DOSJA
Rudina Hajdari sfidon PD? Deputetja rebele shkon te banorët e Bulevardit

TIRANË- Deputetja rebele e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka shkuar ditën e sotme te banorët e Bulevardit të Ri, të cilët sot kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre.

Deputetja dëgjoi shqetësimet e tyre, dhe tha se duhet gjetur një mënyrë që çcështja të shkojë në Strasburg.

Hajdari është deputetja e parë e opozitës së re që shkon në terren, ndërkohë që te banorët e Bulevardit të Ri, kanë qenë edhe Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Duhet të gjejmë mënyrën që kjo çështje të shkojë në Strasburg. Unë e di që ju nuk keni forcë por kjo çështje do të shkojë në gjykatën e Tiranës, në atë të Apelit dhe unë jam e sigurtë që gjykata do t’ju japë juve të drejtë. Sepse duhet të krijojmë një precedent, që kjo ju ka ndodhur ju, të mos ju ndodhë familjeve të tjera. Sepse nuk është hera e parë që ndodh.

Edhe sot ka patur protestë tek Bregu i Lumit. Banorët janë përplasur me Policinë dhe nuk lejuan shembjen e banesave. 6 prej tyre u arrestuan, ndërsa 6 u plagosën mes tyre edhe 3 efektivë police që gjithashtu janë plagosur dhe ndodhen në spital. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta te bulevardi i ri rudina hajdari protesta te bulevardi i ri rudina hajdari

Sondazh

Poll