Aktualitet

613 kg kokainë në Maminas, pronari i konteinerit Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

9 Prill 2019, 11:10 Nga DOSJA
613 kg kokainë në Maminas, pronari i konteinerit Arbër

TIRANË- Arbër Çekaj, pronari i konteinerit ku u kapën 613 kilogramë kokainë që vinin nga Kolumbia kërkon azil politik në Gjermani, për t’ju shmangur ekstradimit.

Burime për Dosja.al pohojnë se megjithëse se Çekaj është arrestuar në Gjermani, dhe hetohet në këtë shtet për një tjetër sasi kokainë që dyshohet se është i implokuar, ka kërkuar azil.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.
(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj kerkon azil armando pezaku donaldo lusho kokaina ne maminas arber cekaj kerkon azil armando pezaku donaldo lusho kokaina ne maminas

Sondazh

Poll