Aktualitet

Kandidoi për Prokuror të Përgjithshëm, Ferdinand Elezi ‘bie’ në rrjetën e Vetting-ut

9 Prill 2019, 10:11 Nga DOSJA
Kandidoi për Prokuror të Përgjithshëm, Ferdinand Elezi

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra sot drejtuesin e Porkurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezin. Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici ka vendosur sot shkarkimi e tij nga detyra.

Sipas KPK-së Elezi rezulton të ketë pasur probleme me pasurinë për shkak të blerjes të dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës nga fitimet e qirasë së apartamentit në Tiranë pranë Komunës së Parisit. Elezi ishte shprehur se pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet t’i paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.

Kujtojmë që ai ka qenë dhe kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, por pas këtij vendimi ai do të largohet nga çdo pozicion në gjyqësor dhe nuk mund të kandidojë për asnjë post në këtë fushë.

Kush është Ferdinand Elezi?

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë mbajtur tre senaca ku janë dhënë vendimet për dy prokurorë dhe një gjyaktës. Të tre këto subjekte sipas KPK-së kanë pasur probleme me pasurinë dhe janë shkarkaur. Nga sot Apeli i Krimeve të Rënda, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Durrësit do të jenë pa drejtues. Fehmi Petku (Lexo këtu) që drejtonte Apelin e Krimeve të Rënda është zëvendësuar me Saida Dollapi e komanduar. Ndërsa Edison Ademi (Lexo këtu) dhe Ferdinand Elezi kanë lënë institucionet pa drejtues.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand elezi kandidati per kryeprokuror rrjeta e vettingut shkarkohet kreu i prokurorise durres ferdinand elezi kandidati per kryeprokuror rrjeta e vettingut shkarkohet kreu i prokurorise durres

Sondazh

Poll