Aktualitet

Tensione tek Bregu i Lumit, Policia pengon gazetarët të filmojnë (VIDEO)

9 Prill 2019, 09:51 Nga DOSJA
Tensione tek Bregu i Lumit, Policia pengon gazetarët të filmojnë

TIRANË- Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara.

Nga një video të publikuar nga shihet se policët pengojnë gazetarët që të raportojnë. Siç shihet dhe nga pamjet kur gazetarja e News 24, Dorjana Bezat është bërë gati që të raportoj, një polic rri tek kamera dhe bllokon pamjen. Ndërkohë mësohet se grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.

Ditën e sotme Policia ka shkaur sërish tek Bregu i Lumit dhe pas përplasjes me banorët ka nisur shembjen e shtëpive. Mes banorëve dhe uniformave blu ka pasur përplasje ku disa qytetarë dhe efekrivë janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjeksore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta tek bregu i lumit protesta tek bulevardi i ri shembja e banesave tek bregu i lumit protesta tek bregu i lumit protesta tek bulevardi i ri shembja e banesave tek bregu i lumit

Sondazh

Poll