Aktualitet

‘Sherri’/ Vëllai i Arben Isarajt u konfliktua me djemtë e biznesmenit Elezaj

9 Prill 2019, 08:51 Nga DOSJA
‘Sherri’/ Vëllai i Arben Isarajt u konfliktua me djemtë e

TIRANË-  Altin Isaraj, i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar është vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj. Ky i fundit, ish-deputeti i PS-së, në tetor të vitit të kaluar dha dorëheqjen nga detyra që mbante në ministrinë e Transporteve, pas ndalimit të vëllait të tij për dy vepra penale. Ai u tërhoq edhe nga karriera politike.

Policia ka njoftuar se një 48-vjeçar ka rënë në pranga, pasi është “spiunuar” nga fqinjët e tij, të cilët kanë dëgjuar të shtëna më armë zjarri. Sipas informacionit zyrtar, shtetasi A. I. është zbuluar se ka thyer masën “arrest shtëpie” dhe është arrestuar.

Dosja.al ka zbuluar se nuk bëhet fjalë vetëm për disa të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve konfidenciale, Altin Isaraj, ‘problematiku’ që i shkatërroi karrierën të vëllait, është përfshirë në një konflikt me djemtë e biznesmenit Elezaj, në zonën e kompleksit luksoz “Rolling Hills”.

Isaraj është përplasur me djemtë e biznesmenit Hajri Elezaj (i njohur si pronari i ujit Lajthiza), Edison Elezaj 27 vjeç dhe R.E, 15 vjeç.

Mësohet se të tre personat e mësipërm kanë qenë në një makinë tip ‘Bentley’ me targa AA001, dhe në konflikt e sipër, Altin Isaraj ka qëlluar me armë në ajër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin isaraj arben isaraj arrestimi i vellait te ish-deputetit të ps edison elezaj hajri elezaj redi elezaj theu arrestin e shtepise altin isaraj arben isaraj arrestimi i vellait te ish-deputetit të ps edison elezaj hajri elezaj redi elezaj theu arrestin e shtepise

Sondazh

Poll